AKTUALITET

Mike Pence shpreh mbështetjen për Rezistencën Iraniane nga Manza

20:09 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, gjatë fjalës së mbajtur në kampin Ashraf 3 në Manzë, shprehu mbështetjen amerikane ndaj protestave në Iran.




Sipas tij protestuesit kërkojnë lirinë e munguar për dekada dhe popoulli amerikan që e ka bazën te liria, nuk do t’i lejë të vetëm.

“Të gjithë janë krijuar nën emrin e zotit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Kur isha zëvendës president në vitin 2019 unë pashë se si populli i Iranit protestoi dhe doli në rrugë dhe e gjithë bota ishte dëshmitare që ata kërkonin përfundimin e gjithë këtyre dekadave vuajtje. Ne qëndruam të heshtur, por e dija se ku është zemra e amerikanëve, pashë që kishte një mungesë dhe duhej një edukim për lidershipin amerikan në lidhje me të drejtat themelore, dhe në këtë çështje për mbrojtjen e lirisë, ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë popullit të Amerikës, ne mbështetëm një rezolutë në mënyrë pothuajse unanime dhe administrate Obama u bashkua gjatë këtij udhëtimi dhe e mbështeti rastin e Iranit.

Në mënyrë të trishtueshme administrate e Obamës pati një refuzim për të sulmuar udhëheqësit e Iranit, të cilët ishin tiranë. Në vitin 2019 ne pamë një tirani të skajshme dhe shpresat për liri nuk mund të shuhen. Unë shoh në sytë e secilit prej jush, konfidencën se populli i Iranit do të jetë i lirë në një të ardhme.

Kjo është dëshmi, duke qenë se të gjitha kryengritjet, u vranë nga regjimi 500 mijë protestues. Gjatë administratës së Trump, Amerika nuk ndenji e heshtur dhe mbështeti popullin e Iranit që dëshironte lirinë. Gjithashtu ishim kundër programit nuKlear dhe të gjithë ato miliardë të harxhuar për programet nukleare. Ne kemi vendosur sanksione për Ushtrinë Revolucionare dhe liderët e Iranit”, tha Pence.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.