

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e BE-së për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Përmes një postimi në facebook, Vasili risjell në vëmendje Twitter-in e kryeministrit Rama në vitin 2018, ku lajmëronte se Shqipëria kishte marrë më në fund datën për hapjen e negociatave.
Numri i LSI shton se sot pas katër vitesh nga hapja imagjinare e negociatave, kryeministri deklaron se halli qenka sërish Evropa.
POSTIMI I PLOTË:
Miu i vogel inferior i skërmitet Europes!
Ja cfare shkruante ne 26 qershor 2018 ky Edi Rama, qe genjeu dynjane sikur medemek negociatat u hapen.
Ndersa sot pas 4 vjetesh kur negociatat nuk hapen po na thote, qe Europa qenka ne hall dhe se ky punet i paska fjolle me Vuçicin ne krah.
Hajde miu vogel inferior i kapur per bishti hajde.