Kryesore

Nafta me çmimin e Zvicrës/ Berisha thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 7 Korrikut!

13:19 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në protestën e 7 Korrikut, kundër rritjes së çmimeve dhe kundër atij që e quajti një regjim si ai i Enver Hoxhës.




Berisha krahasoi çmimin e naftës në Shqipëri me atë në Zvicër, por duke parë nga deputetët socialist tha se shumë prej tyre nuk e ndjejnë se si i prek kriza e çmimeve shqiptarët.

“Nafta me çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë shumë më të ulta se në Zvicër. Nga kto, Rama ka përfituar mbi 340 milion euro. Ndihma ekonomike është ulur. Jam këtu t’u bëj thirrje dhjetëra mijëra bizneseve të vogla dhe dhjetëra mijëra profesionistëve të lirë, se njeriu që u premtoi zero taksa, bashkohuni me ne, se ky zotëri ka vetëm një qëllim: largimin tuaj nga Shqipëria dhe spastrimin e vendit. Një thirrje emigrantëve: bashkohuni me protestën 7 Korrikut për të drejtat tuaja që jua mohon një regjim komunist. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë deputetin dhe partitë. Unë e kuptoj shpërnguljen massive e bën të pamundur pjesmarrjen në protestë, por familjarët e tyre duhet të jenë në protestë. U drejtohem, mësuesve, nxënësve, mjekëve, të ngrihen se rrënimi arsimor dhe shëndetësor është një nga veprat më të papërgjegjshme të regjimit.

Koha është të ngrihemi dhe të përmbysim regjimin hoxhist. Një thirrje të veçantë kam për pronarët, për të cilët duhet të bëjmë një autokritikë. Të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Kreu i Kadastrës, kreu i hajduitërisë, Artan lame deklaroi se nga 2300 regjistra, 2050 janë të manipuluar. Ky hajdut pa kufi deklaroi se dhjetëra mijëra faqe mungojnë, janë të bardha, të manipuluara dhe me deklaratën e tij pranoi se bëhen në rrugën e Kavajës nga bandat” tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.