AKTUALITET

Nga ushtari më i thjeshtë, te gradat më të larta/ Ushtarakët që përfitojnë nga rritja e pagave! Çfarë parashikon vendimi i qeverisë!

13:59 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Qeveria vendosi dje që nga data 1 korrik të rrisë me 30 % pagën për ushtarakët. Nga ky vendim përfitojnë nga ushtari i parë deri te gradat më të larta. Përfitues janë 6 600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura. Lajmin e bëri dje të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave.




Sipas vendimit të qeverisë, përfitojnë rritjen e pagës bazë për gradë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, e konkretisht në masën rreth: (i) 24% për gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral); (ii) 23,5% për gradën Gjeneral Major (Nënadmiral) dhe; (iii) 30% për të gjitha gradat e tjera të kategorive oficerë, nënoficerë dhe ushtar-detarë; Përcaktimin e masës së shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi 20 000 lekë në muaj, për punonjësit e personelit ushtarak aktiv akademik, në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për punonjësit e personelit ushtarak aktiv, në Njësinë e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kibernetike.

Paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë 51 mijë lekë të rinj, ndërsa janë 38 pozicione që do të marrin shtesë veç 30% të rritjes së pagës. Ministri Peleshi thekson se është hartuar dhe një listë me afro 38 pozicione pune dhe struktura, të cilat përfitojnë një tjetër shtesë page. Shtesën më të lartë, Peleshi shprehet se e përfitojnë ushtarakët që janë pjesë e mbrojtjes kibernetike.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i Kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë, te gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë. Paga minimale në Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të rinj. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive. Kemi hartuar dhe një aneks, një listë me 38 pozicione apo struktura brenda FA-së që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pagës. Mund të veçoj strukturën më të lartë që merr një shtesë të tillë, që është struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Përveç shtesës 30%, do marrë dhe 20 mijë lekë të rinj shtesë mbi këtë pagë, për shkak se mbrojtja kibernetike ka marrë një rol shumë të rëndësishëm sot në Shqipëri dhe në të gjithë botën”, tha Peleshi.

Sipas ministrit, kjo shtesë i bën Forcat e Armatosura më të paguarat në rajon. “Shtesa kemi parashikuar edhe për struktura të tjera të forcave komando, të trupave speciale, mjekëve të FA-së dhe shumë të tjera. Janë 38 pozicione. Nga data 1 korrik, ushtarakët do kenë një nga pagat më të larta në rajon. Është bërë realitet një premtim i shumëpritur. Ka pasur dhe një lloj skepticizmi. Nuk jemi në momentet më të mira për të rritur shpenzimet. Për të hapur dyer dhe për të pasur më shumë prurje në Forcat e Armatosura. Edhe pagat janë të rëndësishme. Ne jemi aktivë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në operacione ndërkombëtare”, theksoi z.Peleshi.

Premtimin për rritjen e pagave të ushtarakëve e pati bërë pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama në prezantimin e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2022, ndërsa shtoi se sërish vitin e ardhshëm do të ketë rritje pagash. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do ketë paga më të larta për këtë sektor dhe nuk do të qëndrojë në fund të listës së vendeve të NATO-s.

PAGAT E USHTARAKËVE, ÇFARË PARASHIKON VENDIMI I QEVERISË

Në bazë të parashikimit të qeverisë shqiptare për rritjen e pagave në disa sektorë të rëndësishëm, për vitin 2022, ministri i Mbrojtjes me shkresën nr. 56/3, datë 24.3.2022, ka paraqitur propozimin për ndryshimin e vendimit aktual të pagave të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar një rritje të pagës bazë për gradë prej mesatarisht 30% për çdo gradë të tyre.

Për sa sipër, është përgatitur projektvendimi që po ju paraqesim për shqyrtim dhe miratimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, projektvendim që propozon sa vijon:

Relacion shpjegues për projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 224, datë 21.3.2017, të Këshillit të ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”

Rritjen e pagës bazë për gradë për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, e konkretisht në masën rreth: (i) 24% për gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral); (ii) 23,5% për gradën Gjeneral Major (Nënadmiral) dhe; (iii) 30% për të gjitha gradat e tjera të kategorive oficerë, nënoficerë dhe ushtar-detarë;

Përcaktimin e masës së shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi 20 000 lekë në muaj, për punonjësit e personelit ushtarak aktiv akademik, në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për punonjësit e personelit ushtarak aktiv, në Njësinë e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kibernetike. Nga ky propozim përfitojnë rreth 6 600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.