Kryesore

“Nuk mund të ulesh më në dy karrige”, Vuçiç me shpatulla pas muri në Bruksel

09:59 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Nga samiti i BE-së në Bruksel ka folur për mediat edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është pyetur nga mediat e rajonit, nëse pret kritika nga vendet anëtare për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.




Ai ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave dhe tha se Serbia po mban dhe është ulur në karrigen e saj.

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçicc.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Le te ulen te dy keta matrapaze pasurish dhe parave te droges ne nje kolltuk dhe ne nje krevat, derisa t’i dale inati, pastaj te gjejne ndonje vend nga Arabia kush te lajne gjynahet qe kane bere.

    Përgjigju ↓