AKTUALITET

OFL “përfundon” në Gjykatën Kushtetuese, pranohet kërkesa e të “fortit të Niklës” për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë

18:11 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Kushtetuese, ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Flamur Haka i njohur ndryshe si “i forti i Niklës”, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga GJKKO për sekuestrimin e pasurive të tij.




Me pranimin e kërkesës, çështja do të gjykohet në Kushtetuese. Ndërsa në gjykatën Kushtetuese, ka përfunduar edhe OFL me vendimin e marrë për sekuestrimin e pasurive të këtij shtetasi.

Flamur Haka nuk është një emër aspak i panjohur për autoritetet e drejtësisë. Kujtojmë, se ai njihet si ‘koka’ e bandës së Niklës, e cila në vitin 2008 u dënua me 86 vjet burg për 7 grabitje me dhunë, atentat dhe rrëmbim personi.

Vetë Flamur Haka u dënua me 16 vjet burg, ndërsa u kap në vitin 2018 brenda vilës së tij në fshatin Nikël në Krujë. Rrethanat se si është lënë i lirë pavarësisht dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk janë të qarta.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

FLAMUR HAKA NE GJK KR

Gjykata Kushtetuese ka shpallur këtë të enjte vendimin në lidhje me ankesën e subjektit të OFL, Flamur Haka, i cili kundërshtonte masën e izolimit 1-vjeçar, si edhe në tërësi ligjin e OFL për sekuestrimin e pasurive të personave të dyshuar për aktivitet kriminal.

Në fakt Gjykata ka njohur vetëm ankesën e Flamur Hakës që nuk i është mundësuar proces i rregullt gjyqësor në ankimimin e tij kundër izolimi 1-vjeccar në fshatin Zezë të Niklës.

Ndërkohë që Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën tjetër për shfuqizimin e aktit normativ Nr. 1, datë 31.1.2020 PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT E SIGURISË PUBLIKE

GJKKO-ja, me vendimin nr. 87, datë 29.01.2021, ka vendosur masën parandaluese me natyrë personale të kufizimit të perimetrit të lëvizjes me afat 1-vjeçar, për shkak të dyshimit të ngritur për mundësinë e pjesëmarrjes së tij në kryerjen e krimeve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe mundësinë e parandalimit të rrezikut për cenimin e saj. Ky izolim zgjati deri në 16.02.2022.

Flamur Haka vendosi ta kundërshtojë këtë izolim nëpërmjet avokatëve të tij, duke qenë se vetë ai nuk merrte dot pjesë në procese gjyqësore, sepse ishte i izoluar. Ankimi i tij u rrëzua në të gjitha shkallët, por Gjykata Kushtetuese pranoi faktin që Hakës nuk i është mundësuar një proces i rregullt gjyqësor në këtë rast.

Flamur Haka rezulton një person i arrestuar dhe që ka vuajtur dënim për vepra të ndryshme penale “si vjedhja me dhunë”, “rrëmbim personi” dhe “atentat”, të kryera në kuadrin e një grupi kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.