AKTUALITET

Parqet arkeologjike/ Më i vizituar ai i Apolonisë, lë pas Butrintin!

07:13 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa në vend vlon debati për parkun Arkeologjik të Butrintit i cili do të menaxhohet nga një fondacion në një model që po zhvillohet për herë të parë në vend, statistikat e këtij viti tregojnë se interesi më i madh mbetet nga vizitorët është për një tjetër park.




Ministria e Turizmit dhe Kulturës publikoi statistikat e fundit që i takojnë periudhës janar-prill ku rezulton se në këtë 4-mujor të parë të vitit Apolonia mbetet parku më i vizituar. Sigurisht shifrat duke pasur parasysh që përfshihen muajt e dimrit dhe pranverës tregojnë për një interes ende modest të vizitorëve në numra.

Kështu lidhur me parkun arkeologjik të Butrintit numri i vizitorëve ka qenë në 3895 vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë janar-prill 2022 Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve.

Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria.

Ndërkohë Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Apoloni – Bylis  që është institucioni i cili administron dy parqet arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka raportuar se këto dy parqe arkeologjikë janë vizituar nga 6,398 vizitorë, përkatësisht nga 5,473 vizitorë Apollonia dhe 925 Bylisi.

“Gjatë periudhës Janar – Prill 2022 ka vijuar rregullisht puna për pastrimin dhe monitorimin e monumenteve në administrim të parkut. Karakteri i punimeve është i lidhur me mirëmbajtjen e monumenteve dhe ambienteve rreth tyre, si dhe pastrimi dhe evakuimi i mbeturinave jashtë Parkut arkeologjik.

Kanë vijuar pastrimet periodike nga vegjetacioni në monumentet e të dy parqeve” thuhet në dokumentin e ministrisë i cili raporton edhe mbi investimet e mundshme apo punimet e zakonshme që përkufizojnë aktivitetin e administratës në këto parqe.

I njëjti dokument rendit edhe vizitat në muze ku kryesimin për nga numri i vizitorëve e kanë Muzetë Kombëtarë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Etnografik, Krujë ndjekur nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik, Korçë dhe  Marubi në Shkodër. /monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.