LAJMI I FUNDIT

‘Pronar tokash nga Viçidoli në Dhërmi’/ Balla akuza Berishës: Si mund t’i kërkosh falje ish-pronarëve pas 31 vitesh, kur tokat ua ke grabitur ti?

13:31 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa mori fjalën pas ish-Kryeministrit Berisha, ngriti pyetjen se si ka mundësi që një njeri si kryedemokrati, është pronar pronash nga Viçidoli në Dhërmi, e në Gjirin e Lalzit.




Balla deklaroi se, referuar çështjes së ish-kompleksit ‘Partizani’, për të cilën akuzoi drejtpërdrejt Berishën si grabitës së asaj prone, do të çojë në SPAK prova të tjera që e implikojnë dhe pasqyrojnë hapur grabitjen e kësaj prone nga pronarët e saj ligjorë.

“Biem të gjithë dakord që Shqipëria dhe RMV dy vende anëtare të NATOS sot mbahen peng nga një vend anëtar i NATO dhe kjo është keqardhja më e madhe ku në kohë të vështira një vend anëtar i NATO-s nuk e kupon rëndësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferencën e parë ndërqeveritare. Qoftë KE , PE, kanë qenë të qartë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve , Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver. Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha Taulant Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.