Kryesore

Pse jeni bashkë në Bruksel? Vuçiç dhe Rama: Tashmë është e natyrshme të jemi bashkë!

15:58 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin në pritje një përgjigje nga Bashkimi Europian në lidhje me çeljen e negociatave, Serbia nuk kishte asnjë pritshmëri të tillë. E megjithatë të tre krerët e shteteve Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç ishin bashkë në konferencën për shtyp dhe folën njëzëri për objektivat e integrimit.
Të pyetur për këtë, Vuçiç dhe Rama thanë se të qënit bashkë për ta tashmë është e natyrshme.




“Është bërë dicka natyrale të mbështesim Shqipërinë dhe ne jemi krenarë për këtë. Do të shohim gjatë dimrit se kush do t’ju mbështesë” tha Vuçiç gjatë konferencës për mediat.

Kështu duhet të jetë. Kjo është mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëndimor gjithë kohës, por as që e kuptojnë çfarë është Ballkani Perëndimor. Dhe kështu duhet të jemi gjithmonë” u shpreh Rama në anën tjetër.

Ndërkohë për ta bërë më të qartë përgjigjen, Vuçiç vuri në dukje se kur dilte vetëm në konferencë, në sallë ishte vetëm një ose 2 gazetarë, ndërsa kur dilte me Ramën dhe Kovaçevskin, salla ishte e mbushur plot dhe interesimi ishte shumë herë më i madh.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pas kesaj konference te pasukseshme, Rama dhe Vucic dolen shume te gezuar dhe po pregatiten ne ate moment per planet e tyre, sepse Vucici eshte pa grua. Skenari vazhdon.

    Përgjigju ↓