Kryesore

I shoqi investitor strategjik/ Flet Olta Xhaçka: Përfitoi vetëm të drejtën të vendosë shezlona në plazh!

12:05 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur vetë akuzave të deputetit të PD-së, Agron Shehaj për konfliktin e interesit në lidhje me shpalljen e bashkëshortit të saj, si investitor strategjik për një investim në jug të vendit.
Interpelanca u kërkua ndaj kryeministrit Rama, por ky udhëtoi drejt Brukselit dhe në mungesë të tij u përgjigj Elisa Spiropali.




Gjatë replikës, Xhaçka mungoi në kuvend, por rreth një orë më vonë ajo u përgjigj ndaj akuzave, të cilat i quajti një fortunë në gotë.

Sipas Xhaçkës, nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë favor dhe asnjë grabitje prone në shpalljen e Artan Gaçit investitor strategjik, pasi investimi ishte totalisht privat.

“Do t’i jap një përgjigje shumë të shkurtër kolegut. Vij para jush pa asnjë kompleks. Përgjigjia e shkurtër është: Jo nuk kam shkelur asnjë lidj as unë, as bashkëshorti im, as kryeministri. Nuk jam në konflikt interesi as unë as askush. Që unë nuk jam në konflikt interesi nuk e them vetëm unë, por e thotë ligji, Gjykata Kushtetuese, ILDKPI dhe një përfaqësues serioz i popullit minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëspisë dhe të kërkonte në arkivat e partisë kur të tjerët para tij kanë vërë akuza të cilave iu është përgjigjur Gjykata Kushtetuese.

Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes para se të futej për një moment në politikë, qysh në vitin 1991 dhe kush ka jetuar në këtë qytet e njeh shumë mirë. Ai ka filluar si emigrant në Itali njësoj si kolegu dhe sot ka bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje, sot qytetarët tek dëgjojnë z.Shehaj të flaës për mashtrime, për prona etj është investim privat, në trull privat, me investitorë privat, asnjë qindarkë nga trulli publik.

E dini cfarë është përfituar? Asgjë përveç sigurisë juridike për të pasur përparësi në lidhje me kontratën me bashkinë për shezlonat para hotelit, një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare, që duhet rinovuar që do ta marrë njësoj si 1356 subjekte të tjera, që shërbejnë në industrinë e turizmit, me të njëjtat tarifa si të tjerët dhe këtë të drejtë do ta kishte edhe pa status të investitorit strategjik.

Ka përfituar të drejtën të vërë shezlona në plazh. Dua ta korrigjoj injorancën, përfitues i bregdeti nuk do të thotë pronar i tij, por përfitues janë klientët e hotelit që kanë të drejtën e daljes në det.

Mjafton të kesh një bar dhe një kioskë dhe kjo e drejtë të lind automatikisht nga ligji.” u shpreh Olta Xhaçka.

Artan Gaçi investitor strategjik/ Olta Xhaçka nuk shkoi në mbledhjen e qeverisë për hir të konfliktit të interesit

Më herët, gjatë përgjigjes së interpelancës, Elisa Spiropali tha se Xhaçka nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë ku ishte marrë vendimi për shpalljen investitor strategjik të bashkëshortit të saj, Artan Gçi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.