LAJMI I FUNDIT

Tabaku: Zona e mbrojtur për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës iu dha një kompanie afër Ramës!/ Replikon Kumbaro: Si qëndron e vërteta!

13:00 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka dhënë një zonë të mbrojtur në Vlorë për të ndërtuar aeroportin. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku ka renditur shkeljet sipas saj të dhënies së këtij konçensioni.




Deputetja demokrate tha se Shqipëria do të shkelë marrëveshjen e Stabilizim Asocimit duke dhënë një zonë të mbrojtur për ndërtimin e aeroportit.

“Kam komunikuar për 4 muaj me radhë për aeroportin e Vlorës me administratën publike. Ndërkohë që dje doli një artikull që bënte investigim për aeroportin e Vlorës. Shqetësimi I parë lidhet me shkeljen e stabilizim asocimit. Me një garë pothuajse pa garë, zona e mbrojtur për aeroportin e Vlorës, i është dhënë një kompanie afër Kryeministrit. NJë kompani që ka ndërtuar dhe spitalin e Fierit. Në kontratën konçensionare, riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, shteti do kompensojë kompaninë me 134 mln euro. Ky është elementi që do ndalesha. Kjo qeveri nuk pyet. Nuk pyet për zona të mbrojtura. E kanë shkeljen e ligjit si gjënë më të thjeshtë. E kam ngritur në Parlamentin Europian. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zona të tjera të mbrojtura. Është shkelur marrëveshja e stabilizim asocimit. Mbajtja e 134 mln euro nga buxheti I shtetit. Dëmtimi I të gjithë specieve që ndodhen në zonën e aeroportit të Vlorës, hapja e rrugës për të kafshuar zonën e aeroportit të Vlorës, janë korruptive dhe cenojnë disa detyrime që Shqipëria ka marrë ndaj BE-së” – tha Tabaku.

E menjëhershme ishte replika e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila mohoi se aeroporti i Vlorës është ndërtuar në zonë të mbrojtur.

“U fol për zonat e mbrojtura dhe më lejoni ta risjell në vëmendje faktin se në janar të këtij viti, një lumë i egër në Europë do të shpallet park Kombëtar. Kjo është projekti më i fundit. Syri i Kaltër kishte statusin monument natyror, tani e kemi Park Kombëtar natyror. Tashmë është bërë një nvestim për të shmangur atë batërdi. Nga ky moment ai vend do të jetë vetëm me biçikleta. Sa i përket Aeroportit të Vlorës, njolla ndërtimore ndodhet në një zonë që nuk është me ligj dhe me VKM, zonë e mbrojtur. është në njollën e vjetër të Aerodromit. Janë respektuar lejet një më një. Çdo koleg, mund ta marrë informacionin në ministri. ndaj, kur flasim mirë është që të shikojmë realisht se çfarë po ndodh.”, tha Kumbaro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.