LAJMI I FUNDIT

Taulant Balla: Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së. Ditën që mblidhemi për Srebrenicën, zotëria ka thirrur protestë!

11:33 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së.




Nga Kuvendi, Balla u shpreh se pikërisht ditën kur është rënë dakord për të diskutuar për gjenocidin në Srebrenicë, Sali Berisha ka thirrur protestë.

“Përsa i përket bashkëpunëtorit të Millosheviç që mori fjalën për procedurë, edhe këtu rregullorja e thotë shumë qartë që fjala për procedurë merret vetëm një herë dhe ne e kemi mbyllur këtë çështje që në fillim të seancës. Tani, zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Sllobodan Millosheviçin në thyerjen e embargos dhe furnizimin e makinerisë së Millosheviçit me naftë kontrabandë dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për qëllime personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis. Dhe unë jua thashë edhe përpara disa javësh ku ramë dakord për Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë dhe besoj që të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në datë 7 korrik për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, zotëria ka thirrur protestë dhe besoj që e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit dhe i UDB-së për çështje që lidhen me interesin kombëtar.”, u shpreh në reagimin e tij Taulant Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.