Kronikë

VIDEO/ Me celular në dorë dhe drogë në gjak! Vihet në pranga 21-vjeçari që i jepte makinës pa patentë në Tiranë

19:06 - 23.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video e postuar në rrjetin social TikTok ka shërbyer si indicie për nisjen e aksionit të policisë për kapjen e një 21-vjeçari me iniciale E.D. në Tiranë.




Policia bën me dije se ky i fundit kishte postuar një video ku shfaqej duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë. Ai ka rezultuar pozitiv edhe në testin e drogës të kryer me AquilaScan.

Gjithashtu, njoftohet se ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor,  pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.