LAJMI I FUNDIT

Vuçiç falenderon Ramën dhe Kovaçevskin për qëndrimet që mbajtën në Bruksel

15:23 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Vuçiç ka thënë se ndan të njëjtin frustrim me Edi Ramën dhe Dimitri Kovaçevksin, të cilët sot morën refuzimin e radhës për negociatat. Në fund të fjalës së tij, ai falenderoi Ramën dhe Kovaçevskin, duke thënë se të dy mbrojtën interesin e tyre kombëtar.




“Shumë falenderime për kolegët tanë europianë, e di që është një ditë e rëndësishme për ta. Është mirë që sido të jetë, jemi këtu. Nuk kam më pak frustrim sot se ç’ka Edi dhe Kovaçevski, por do të bëjmë çmos për arritjet e standarteve europiane, çështjet e sundimit të ligjit, çështjet e medias dhe gjithçka tjetër deri në dhjetor të këtij viti. Besoj se të gjithë ne do të jemi në dhjetor më mirë se sa sot. Falenderoj Sharlin dhe Ursulën, Edin dhe Dimitrin.
Ata mbrojtën vendet e tyre dhe intersat e tyre në mënyrë shumë kurajoze dhe këtë doja të thoja për audiencën e tyre” u shpreh Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.