Kryesore

Vuçiç: Jam krenar për Ballkanin e Hapur, ishte ideja jonë, nuk kam folur me Putinin!

15:27 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Aleksandër Vuçiç shprehet i bindur se nisma rajonale Ballkani i Hapur është një ide e tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.




Në një konferencë për mediat nga Brukseli, Vuçiç i është përgjigjur shumë kritikave që e lidhnin këtë nismë rajonale me influencën ruse.

Vuçiç tha se ai nuk ka biseduar kurrë me Vladimir Putinin lidhur me këtë nismë.

“Nuk e fsheh, isha një nga folësit e fundit që i referohesha këtyre çështjeve. Dua të kujtoj diçka që ka nddodhur në 4 muajt e fundit. 2629 nëse nuk gabohem, artikuj dhe jo ato që janë transmetuar, në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vendos në rrezik rajonin, po vendosnin në rrezik Bosnjen dhe Kosovën. A keni parë një ndjesë të vetme, një më fal të vetme nga ato media për këto gënjeshtra që janë ekspozuar publiku i BE-së.

Nuk jam këtu për të justifikuar qëndrimin tonë, pasi për mua si President i vendit, kam detyriumin që në përfaqësim në Këshillin e Sigurimit, të mbrojë interesin e njerëzve të mi. Kam qenjë mirënjohës për të gjithë anëtarët e BE-së. Unë besoj se do të jemi në gjendje të gjithë sëbashku të zgjidhim sa më shpejt këtë çështje të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe shqipërinë. Por duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit me vendet tona.

Pra duke thënë gjithmonë më të mirën, duke i kërkuar popullit serb që të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të ftojmë dhe qytetarët e këtyre vendeve të vijnë në Serbi. Jam krenare për Ballkanin e Hapur. Nuk ishte ide e një tjetri, por e vendeve tona. Ishte ideja jonë. Donim të kujdeseshim për vendin tonë. Kjo ishte ideja. Dëgjuam ndërkohë një që thoshte se ishte ide e Orbanit. Ishte aty sot. Nuk e di a i kishte folur dikush për këtë ide.

Nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë ide. Nuk kishim nevojë për këtë ide. Tre vende ballkanike që u ulën bashkë dhe gjetën zgjidhje për vendet e tyre. A duhet ndaluar kjo apo çfarë. Në fund shumë falenderime për kolegët tanë europianë” – tha Vuçiç.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mjer Vucic se c ‘po heq, Rama si profesionist femrash, I ben leksione ketij serbit, ngaqe eshte beqar. Besoj se do e paguaj mire, se vdes per disa para te felliqura Rama qylaxhiu.

    Përgjigju ↓