LAJMI I FUNDIT

Xhaçka i përgjigjet Shehajt: S’të lejoj të hedhësh baltë mbi punën dhe djersën e burrit tim!

11:51 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja Xhaçka i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Agron Shehaj, duke e akuzuar se një njeri si ai, që sipas ministres, e ka blerë mandatin e deputetit, nuk mund të hedhë baltë kurrsesi mbi bashkëshortin e saj.




Sipas Xhaçkës, Shehaj ka ardhur në Parlament për të linçuar njerëz që vijnë nga fusha që ai përfaqëson, pra ajo e ndërtimit, ndërsa i ka bërë thirrje që të mos akuzojë dhe hedhë baltë mbi punën dhe djersën e bashkëshortit të saj.

“Çojeni dosjen në gjykatë, por më parë informohuni në lidhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi investimet strategjike. Mos hajdeni këtu për të linçuar njerëz që vijnë nga fusha juaj. Nuk mund të hedhësh sot ti këtu baltë mbi punën e tij, mbi djersën e vet. Keni qenë në pushtet kur keni betonizuar zonat turistike dhe sot më akuzoni mua se burri im në pronën e vet tërësisht private, në investimin e tij tërësisht privat, pa asnjë përfitim nga publikja, por me të drejtën për të vendosur shezllonë në breg të detit, na qenka shkelje. As tvsh nuk e merr. Bëni detyrat e shtëpisë para se të vini këtu për të marrë dhe për tu përpjekur tu mbushin mendjen njerëzve me këto gjëra”, u shpreh në përgjigjen e saj ministrja Xhaçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.