SPORT

Bayern Munich s’ka interes të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, e ardhmja e yllit portugez tek United vihet në dyshim!

14:27 - 24.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bayern Munich nuk do të nënshkrojë kontratë me Cristiano Ronaldon, pasi e ardhmja e yllit portugez në Manchester United u vu në dyshim.




Gjigantët gjermanë, sipas BILD, nuk po kërkojnë që të sjellin sulmuesin në Mynih, mes thashethemeve që po qarkullojnë prej disa ditësh.

Mediat në Portugali pretendojnë se 37-vjeçari nuk është i kënaqur në United dhe kërkon të transferohet në një skuadër tjetër.

“Record” raporton se Ronaldo është shumë i frustruar dhe i ka vendosur klubit të tij aktual ultimatum: “Ngrini nivelin e lojës, ose do të largohem”.

Nga ana tjetër, Bayern por “lufton” për të ardhmen e sulmuesit të tyre Robert Lewandowski. Polaku dëshiron dëshpërimisht të bashkohet me Barcelonën, por Bayern deri më tani e ka refuzuar faktin se Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Pas lajmeve për pakënaqësinë e Ronaldos tek United, nisën thashethemet se portugezi mund të bëhej zëvendësues i Lewandowskit, por kjo tani duke se nuk ka gjasa që të ndodhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.