AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë në Vlorë vijon bojkotin e seancave gjyqësore si dhe masave të sigurimit, prej datës 27 – 29 qershor!

10:11 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë vendosi të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore si dhe masave të sigurimit prej datës 27 – 29 qershor.




Kjo sipas kreut të Dhomës së Avokatisë, Durim Bajramaj vjen si një masë shtrënguese për mos reagim të instancave qendrore të qeverisë shqiptare.

Bojkoti i masave të sigurimit, sipas avokatëve do të çonte në kolaps sistemin e drejtësisë. Vendimi për vetëm tre ditë bojkot vjen në pritje të zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga opozita shqiptare, ministrit të Drejtësisë në Parlament.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.