AKTUALITET

(EMRI) Hidhet te bahçja e komshiut dhe fshihet te koshi i mbeturinave/ Të riun shqiptar e ‘tradhëton’ qeni pasi largohet nga “shtëpia e barit”!

08:50 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një i ri shqiptar i quajtur A. Hysaj ia mbathi me vrap nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët e policisë britanike zbarkuan në banesën e tij në Mansfield Woodhouse, më 7 shkurt të këtij viti.




Policia kishte shkuar për shkak të mospagesës së faturave të energjisë, por kur arritën të futeshin në banesë ata ndjenë kundërmimin e erës së rëndë të kanabisit. Kjo bëri që 25-vjeçari shqiptar, i cili kujdesej për bimët e kanabisit t’ia mbathte me vrap kur policia i trokiti në derë.

Teksa vrapoi në kopshtin e pasmë të fqinjëve, Hysaj gjeti vendin “perfekt” për t’u fshehur dhe ndoshta mund t’i kishte shpëtuar arrestimit, nëse nuk do kishte qenë për Yogin, qenin e policisë.

Kur u arrestua, 25-vjeçari u tregua i kujdesshëm që të mohonte përgjegjësinë për drogën duke thënë: “Unë? Jo”.

Më shumë se 150 bimë kanabisi u zbuluan të fshehura në dhomat e gjumit dhe garazhin e banesës. Droga kapte vlerën e rreth 130 mijë paundëve, ndërsa Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani nëpërmjet Spanjës.

Fillimisht ai qëndroi në një prej qendrave të deportimit, pranë Gatwick, përpara se t‘i jepej një tjetër alternativë akomodimi. Ai përfundoi duke rritur kanabis dhe u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.