AKTUALITET

Matura shtetërore 2022/ Mbi 33 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të katërt, atij të Lëndës me Zgjedhje!

09:46 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të premte, 24 qershor, do të zhvillohet provimi i katërt të Maturës Shtetërore. Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Lëndës me Zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.




Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka detektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ndërsa më 17 qershor maturantët dhanë provimin e matematikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.