Kryesore

Para “me thasë”, makina të shtrenjta dhe vila luksoze! Si banda e të rinjve u grabiti mbi 2 milionë euro mjekëve e biznesmenëve të fuqishëm

16:15 - 24.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka goditur një bandë kriminale që zhvasnin biznesmenë të njohur përmes mashtrimeve online.




Pas shumë muajsh hetime, policia ka shkatërruar një organizatë kriminale, e cila që nga vjeshta e vitit 2021 ka qenë aktive në mashtrimet në internet.

Operacioni kulmoi më 23 qershor në Korint dhe Tebë, ku u arrestuan 5 anëtarë të bandës, të moshave 22 deri në 32 vjeç, për krijim të organizatave kriminale, mashtrime kompjuterike, akses i paligjshëm në të dhënat personale, falsifikimi, dhe pastrimi parash.

Nga hetimet e deritanishme rezultoi se anëtarët e bandës, kishin realizuar gjithsej në 85 raste mashtrime të biznesmenëve grekë, duke përfituar nga veprimtaria e tyre kriminale pasuri në vlerë që i kalon 2.050.000 euro!

Sipas mediave greke, ata “piketonin” zakonisht mjekët, qendrat mjekësore dhe kompanitë e mëdha hoteliere.

mashtruesit 5

Anëtarët e bandës dinin shumë mirë programet e web-banking dhe dinin të gjitha detajet e e-banking.

mashtruesit 1

Pasi fitonin akses elektronik, ata rrisnin kufijtë e tërheqjes së parave nga llogaritë e të mashtruarve dhe duke ndryshuar fjalëkalimet, i “bllokonin” ata në mënyrë që të mos bënin asnjë veprim për të ruajtur paratë e tyre.

Siç shkruan Protothema, pjesa më e madhe e parave që fituan nga aktiviteti i paligjshëm u shpenzuan për ndërtimin e dy shtëpive luksoze në Korinth.

mashtruesit 4

Me pjesën tjetër të parave ata bënë një jetë luksoze, reklamonin jetën e tyre të natës dhe blinin makina të shtrenjta.

mashtruesit 3

Shembull tipik është mashtrimi i një biznesmeni nga Mykonosi, që pasi i kanë marrë kodet personale të e-banking, i kanë “përlarë: rreth 400 mijë euro nga llogaria e hotelit.

Dhe lista e “viktimave” të bandës nuk mbaron këtu.

mashtruesit 2

Ata kanë mashtruar një hotelier dhe i kanë zhvatur 100 mijë euro.

Në Lefkada kanë tërhequr 85 mijë euro nga llogaria bankare e një hoteli.

Në Janinë kanë mashtruar një mjek dhe i kanë zhvatur në mënyrë elektronike 78 mijë euro nga llogaria e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.