LAJMI I FUNDIT

Vendimi i UEFA! Sfida e Partizanit me klubin Saburtalo do të luhet në ‘Air Albania’

18:49 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e kthimit e Partizanit përballë Saburtalos do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht u vendos që sfida të bëhej në stadiumin “Elbasan Arena”, por gjithçka ndryshoi dhe tashmë takimi i dytë do të bëhet në kryeqytet më 14 korrik, në orën 20:00. Duket se UEFA ka pranuar kërkesën e Partizanit për të luajtur sfidën në kryeqytet.




FSHF dhe shoqëria që menaxhon stadiumin ‘Air Albania’ kanë vendosur që mbjellja e barit të shtyhet për një moment tjetër, me qëllim që Tirana dhe Partizani të kenë mbështetje sa më të madhe të tifozërive për ndeshjet e Europës.

Në Kupën e Europës marrin pjesë Tirana dhe Partizani. Më 12 korrik Tirana luan ndeshjet e kthimit kundër Dudelange për turin e parë të Champions League, ndërsa Partizani më 14 korrik pret Saburtalo-n për turin e parë të Conference League.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.