AKTUALITET

Zënia e peshkut rritet me 9.5% më 2021, rendimenti më i lartë tek Açuga!

07:31 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sektori i peshkimi pësoi rritje me gati 10% vitin e kaluar sa i përket rendimentit të zënies në ujërat e kripura dhe ato të ëmbla.




Në vitin 2021, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 18.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2020, duke shënuar një rritje me 9,53%.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 43,60% dhe peshkimi “Detar” me 28,06%, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15%, ndaj prodhimit gjithsej

Në vitin 2021, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64% të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87% dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %. Kategoria ujore “Akuakultura” ka pësuar rënie me 8,31% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2021, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04% ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42% dhe “Merluc” me 11,16%.

Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 26,24%, pasuar nga “Krap” me 18,45% dhe specia “Skortë” me 17,33%.

Në vitin 2021, janë 752 subjekte të licencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (Adriatiku i Jugut).

Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 32 subjekte më shumë se një vit më parë. Flota detare sipas porteve të peshkimit Në vitin 2021, porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është porti i Durrësit me 37,90% të flotës së përgjithshme.

Porti i Vlorës ka 31,12% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 14,76%. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licencuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,26% dhe Himarës me 1,73%.

Flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes ndahet në gjashtë lloje të ndryshme anije peshkimi. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 69,81% si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike) me 25,80%, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë. Pjesa tjetër janë anije shumëpërdorimshe dhe anije për qëllime të tjera.

Një fokus të veçantë po i kushtohet ripopullimit të specieve si Koran, Krap dhe Ballgjerë i bardhë si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit. Në vitin 2021, u prodhuan dhe hodhën në liqenin e Ohrit 1,44 milion rasate të Koranit, ndjekur nga Ballgjerë i bardhë me 1,30 milion rasate. /monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.