LAJMI I FUNDIT

Zyrtari i ambasadës së SHBA në Tiranë: Shqiptarët po shohin rezultatet e reformës në drejtësi, ka nisur një epokë e re!

10:06 - 24.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Demian Smith, i ngarkuar me punë, Ambasada e SHBA në Shqipëri, ka folur sot në konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” organizuar sot në Tiranë. Ai tha se reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e veta, që nga arrestimi i politikanëve tek goditjet ndaj krimit të organizuar.




“Shqiptarët po nisin të shohin rezultate nga heqja e gjyqtarëve e prokuorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve, e zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelë të krimit të organizuar. Po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t’u shërbejë qytetarëve e jo vetëm politikanëve e personave politikisht të lidhur e të pasur në krim. Ky është vetëm një fillim” u shpreh Smith.

Smith u shpreh se kurrë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër të tillë gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

“Më shumë duhet bërë. Është kaq e rëndësishme që ju të përdorni këtë në shkallën më të plotë për llogari të qytetarëve tuaj. Ju duhet të jeni efektivë të pavarur dhe paanshëm për të siguruar një sistem të ndershëm e të drejtë dretësie. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka patur një skuadër të tillë gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Ju takon juve të përdorni këto mjete për të vijuar atë që vetingu ka filluar për të siguruar një sistem të drejtë të pavarur drejtësie. Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie e prokurorëve e hetuesve të dedikuar kundër korrupsionit. Varet nga vigjilenca juaj përkushtimi i institucionve si ILD për të siguruar dhe ruajtuar integritetin e sistemit gjyqësor” u shpreh Smith.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.