DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Me 97 vota pro dhe 19 kundër, babai i bunkerëve zgjidhet President

07:00 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

25 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Gjenerali

Alfred Moisiu merr 97 vota pro dhe 19 kundër

Babai i bunkerëve zgjidhet President

Ai është i biri i Spiro Moisiut, i cili ka qenë ushtarak, major në kohën e Zogut. I ati i tij ka qenë komandant i parë i Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

Ja kush është jeta, karriera ushtarake dhe më pas politike e njeriut që u zgjodh kryetar i ri i shtetit

Moisiu, gjenerali që bëri bunkerët

Ish-zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e PD

Alfred Moisiu, presidenti i cili do të hipë në karrigen e presidentit të Republikës, është personi që garantoi me jetën e vet cilësinë e bunkerëve të instaluar në të gjithë territorin e vendit tonë.

 

 

Dikur në vitet ’70, Moisiu ka qenë drejtor i Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes dhe drejtoi të gjithë operacionin e prodhimit dhe të instalimit të 700 mijë bunkerëve të shpërndarë kudo. Pas përfundimit të operacionit të instalimit të bunkerëve, për të vërtetuar përpara ish-ministrit të Mbrojtjes, Mehmet Shehu, cilësinë e tyre, Moisiu u mbyll në një nga këta bunkerë, ndërkohë që nga jashtë iu derdh një batare të shtënash me artileri mbi atë bunker.

Presidenti në pritje, Alfred Moisiu, ka katër fëmijë dhe është prej një muaji pa praninë e të shoqes. Ai është i biri i Spiro Moisiut, i cili ka qenë ushtarak, major në kohën e Zogut. I ati i tij ka qenë komandanti i parë i Ushtrisë Shqiptare. Spiro Moisiu ishte i pari shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Presidenti ynë, Alfred Moisiu, është në të njëjtën kohë edhe nga fisi i aktorit të madh, Aleksandër Moisiu.

Karrierë të gjatë ushtarake ka presidenti ynë i porsazgjedhur dje nga 97 votat e deputetëve në favor të tij. Karriera e tij ushtarake shtrihet nga pjesëmarrja në Luftën e Dytë Botërore e deri në aktivitetin e tij brenda organizmave përbërës të aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Ndërmjet këtyre ekstremeve ai ka qenë në shërbim të politikave ushtarake të diktuara nga Mehmet Shehu. Karriera e tij profesionale ka ardhur në ngritje dhe është shumë e justifikuar, po t’i referohesh edukimit të tij. Kështu, Alfred Moisiu është edukuar në një nga shkollat ushtarake më të mira të kohës në rusi dhe po atje ai ka vazhduar të gjithë specializimet e veta. Është e sigurt se, për hir të profesionalizmit, atij iu hap rruga e bashkëpunimit me organizmat e NATO-s.

Emri: Alfred

Atësia: Spiro

Mbiemri: Moisiu

Datëlindja: 01.12.1928

Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMI

1946-1945: Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë

1946-1948: Shkolla e inxhinierisë ushtarake Petërsburg, Rusi

1952-1958: Akademia e inxhinierisë ushtarake në Moskë, medalje e artë

1967-1968: Kursi i lartë në shtabin e përgjithshëm në Akademinë e mbrojtjes Tiranë

1995 Kursi për personalitete të larta në Kolegjin ushtarak të NATO-s në Romë

KARRIERA PROFESIONALE

1943-1945 Pjesëmarrës i luftës për çlirimin e Shqipërisë

1948-1949 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”

1958-1966 Detyra të ndryshme në Drejtorinë e Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes

1966-1971 Komandant i Brigadës së Urave të rënda në Kavajë

1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes

1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes

1982-1984 Komandant i kompanisë së xhenios në Burrel

1992-1994 Këshilltar i ministrit të Mbrojtjes

1994-1997 Zëvendësministër i Mbrojtjes për politikën e mbrojtjes

1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut të Veriut

AKTIVITETI

1994 Si president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut të Veriut ka drejtuar 7 Konferenca Ndërkombëtare për problemet e Paqes dhe të Sigurisë në rajon

1998-2002 Ka organizuar dhe drejtuar 3 Konferenca Kombëtare për problemin e Grumbullimit të armëve

2002 Konferenca rajonale për problemet e Kontrollit të armëve dhe të Sigurisë njerëzore

2002 Propozuar për t’u zgjedhur zëvendëspresidenti i Shoqatës së Atlantikut të Veriut

2001,2002 Bruksel, 2001 Zagreb, 2002 Bukuresht- prezanton projektin “Integrimi i 6 mijë ushtarakëve në lirim në ekonominë e tregut” e përfshirë në Paktin e Stabiliteti

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.