AKTUALITET

Arrestohet një prift për dhunë në familje, dhunonte gruan e tij prej kohësh

20:39 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestimi i një prifti për dhunë në familje ka shkaktuar tronditje në vendon tonë fqinj Greqi.




Konkretisht, punonjësit e policisë, siç raportuan dëshmitarët, pasditen e djeshme kanë vënë në pranga një prift, i cili punon në një kishë të Pelionit për një episod dhune në familje. Sipas taxydromos.gr, prifti është ndaluar në Drejtorinë e Policisë dhe ndaj tij është ngritur një çështje, pas një incidenti të rëndë që shkaktoi në shtëpinë e tij ndaj bashkëshortes së tij, e cila e trembur u kthye te numri 100.

Informacionet thonë se ai ka thyer gjithçka në shtëpi, kur gruaja e tij ka lajmëruar në panik policinë. Oficerët e policisë kanë marrë deklaratën e saj mbrëmjen e djeshme, në kuadër të një procedure spontane për krime të dhunës në familje.

Vërehet se viktima ishte e frikësuar shumë brenda shtëpisë së saj dhe në të kaluarën mësohet se ka qenë viktimë e dhunës fizike, pasi ka shenja të dyshimta të rrahjes.

Dioqeza e Shenjtë e Dimitriados ka mbajtur qëndrim kundër dhunës në familje dhe priftërinjtë e saj, në kuadër të komunikimit të tyre me besimtarët, këshillojnë gjithmonë gratë që të mos tolerojnë dhunën psikologjike, verbale, fizike.

Policia ka vijuar hetimet se çfarë ka ndodhur deri në orët e vona të natës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.