AKTUALITET

Integrimi europian/ Rama në Austri: Këtu është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive në Bruksel

15:01 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri, në Forumin Europian Wachau ku diskutohet ruajtja e së ardhmes së Europës dhe Zgjerimi i BE.




Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa rajoni ka nevojë për unionin.

Duke përdorur tone ironike, Rama tha se Austria është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart dhe ne jemi në mes. Mund ta ngremë njëri-tjetrin por mund ta ulim dhe poshtë. Disa njerëz mund ta kuptojnë mirë, ndërsa disa të tjerë do duhen më shumë shtysë për ta kuptuar. BE ka nevojë për Ballkanin njësoj sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet, pasi mund të kërkosh shumë kohë ta dëgjosh fjalën e tij. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit” – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.