Kryesore

“Ndeshja e radhës në mes të Tiranës”, kampioni Florian Marku paralajmëron përballjen e shumëpritur

10:08 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.




Boksieri shqiptar, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar se javën e ardhshme do të japë detaje për ndeshjen e rradhës.

“Javën që vjen do ju tregoj për ndeshjen e rradhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkroi Marku në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Një lajm shumë i rëndësishëm edhe për tifozët shqiptarë që mezi kanë pritur të shikojnë kampionin e tyre në Tiranë në një ndeshje boksi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.