BLUETOOTH

Seksi pas të 50-ave – Çfarë e bën të vështirë për femrat

21:52 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fakti që seksualiteti i grave nuk vdes në moshën e mesme nuk duhet të jetë befasi dhe as që cilësia e tij të jetë pjesërisht në rënie, pasi menopauza duket të jetë pengesa kryesore për kënaqësinë seksuale.




Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit , 43% e grave raportuan se ishin seksualisht aktive, por pothuajse e barabartë me përqindjen e grave të moshës së mesme që reduktuan shpeshtësinë për shkak të problemeve shëndetësore .

Në studim morën pjesë rreth 1200 gra amerikane nga mosha 50 deri në 80 vjeç. Më shumë se një e katërta e grave thanë se simptomat e menopauzës ndërhyjnë në jetën e tyre seksuale, me një të tretën midis moshës 50 dhe 64 vjeç.

Simptomat e menopauzës ndërhyjnë në jetën seksuale të grave, ku gjysma raportojnë se vuajnë prej tyre. Problemet me gjumin dhe shtimi në peshë ishin më të zakonshmet, të ndjekura nga ulja e dëshirës seksuale, djersitjet gjatë natës dhe ndryshimet e humorit. Në përgjithësi, 28% thanë se këto simptoma ndikuan në jetën e tyre seksuale .

17% deklaruan se problemet e tjera shëndetësore i pengonin jetën seksuale.

Simptomat e menopauzës që ndërhyjnë

Edhe pse nuk është e qartë se cilët faktorë janë më me ndikim, disa ekspertë theksojnë se menopauza mund të ndikojë në funksionin seksual të një gruaje në mënyra të ndryshme:

Për shkak të ndryshimeve hormonale, mund të ndodhë thatësi dhe acarim në zonën vaginale, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto mosfunksionime, megjithatë, janë të menaxhueshme, qoftë me përdorimin e lubrifikantëve ose me trajtime të tjera vaginale.

Ulja e estrogjenit do të thotë gjithashtu ulje e dëshirës seksuale për shumë gra.

Në të njëjtën kohë, ndjenja e lodhjes është një dukuri e përditshme, e cila mund të lidhet me djersitjet gjatë natës, sëmundje të tjera kronike apo rutinën e tyre intensive të përditshme, duke e vënë seksin në vend të dytë.

Megjithatë, vetëm 44% e grave ishin konsultuar me një specialist për opsionet e disponueshme të trajtimit që mund të lehtësonin simptomat.

Interesant është edhe fakti se pavarësisht mungesës së aktivitetit seksual, 52% e femrave që nuk ishin seksualisht aktive deklaruan se ishin të kënaqura me jetën e tyre seksuale. Megjithatë, kjo ishte më e ulët se përqindja e grave që ishin seksualisht aktive, në 74%.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.