BOTA

Vapa/ Truku që na freskon për të fjetur rehat

21:29 - 25.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e dimë se kur rritet merkuri, netët bëhen të vështira për ata që nuk kanë kondicioner ose nuk duan ta ndezin, sepse e vështirëson frymëmarrjen.




Megjithatë, ekziston një truk që mund të sigurojë lehtësim në një natë të nxehtë me nxehtësi mbytëse. Kjo është teknika e ventilimit të kryqëzuar ose lëshimit të nxehtësisë.

Gjithçka që ju nevojitet është një ventilator dyshemeje që mund të vendoset në “fytyrë” në një dritare të hapur. Domethënë, në vend që ventilatori të na fryjë direkt teksa jemi të shtrirë në shtrat, sekreti është ta kthejmë në mënyrë që të “shohë” një dritare të hapur.

Konsulenti i dizajnit mjedisor me bazë në Zelandën e Re Nelson Lebo rekomandon vendosjen e ventilatorit në një anë me hije të shtëpisë përballë dritares sapo temperatura e jashtme të bjerë nën atë brenda shtëpisë.

Kjo teknikë aktivizon rrjedhën e tërthortë të ajrit ku në thelb ajri i nxehtë fryhet nga shtëpia dhe ajri i ftohtë lejohet të hyjë.

Për Nelson Lebo, kjo metodë është më praktike sesa vendosja e ventilatorit përpara nesh gjatë kohës që flemë, një praktikë që thajnë hundën dhe rrugët e frymëmarrjes dhe mund të jetë e bezdisshme për shkak të zhurmës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.