BLUETOOTH

Bora Zemani dhe Donald Veshaj udhëtim sekret në Itali! Detaji që i nxori zbuluar në foton e moderatores

12:17 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë kaluar muaj qëkur Bora dhe Donaldi u shndërruan në çiftin më të dashur të publikut.




Atëherë kur u duk se lidhja e tyre do të rimëkëmbej pas puthjes së famshme, telenovela u komplikua edhe më shumë me një të tretë.

donald veshaj beatrix ramosaj3

Por tashmë, “me seritë e reja” të kësaj telenovele, kemi konfirmuar se dyshja është rikthyer bashkë. Kanë qenë disa paparacë që kapën mat për herë të parë dy prezantuesit teksa shëtisnin rrugëve të Xhenovës.

bora donald

Ndonëse të maskuar me syze e kapele, vështirë mos ta kuptonim që bëhej fjalë pikërisht për dy personazhet e famshme. Por teksa Shqipëria po “zien” për të parë së bashku këtë çift, ata vijojnë të fshihet.

bora zemani2

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Bora dhe Donaldi kanë kaluar disa ditë pushime të tjera në Itali. Me të mbyllur sezonin e suksesshëm të “Përputhen”, Bora ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj dhe është larguar për në shtetin fqinj, ku edhe e ka shoqëruar Donaldi në disa ditë pushimesh.

bora zemani3

Nga ana tjetër, aktori vijon me një axhendë të ngjeshur në Tiranë, ku veç emisionit, ka tashmë një verë të pronotuar edhe për koncerte. Megjithatë ai ka mundur ta kombinojë kohën, për t’iu bashkuar Borës në ditët e tyre toskane.

bora zemani4

Nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale, prezantuesja duket se është stakuar nga “Instagram”-i, ku postimi i saj i fundit është para më shumë sesa një jave. Dhe fotot janë pikërisht nga darka që ka kaluar me Donaldin.

bora zemani

Nëse do të na duhet të zmadhojmë foton e moderatores, shikojmë reflektimin e tij te gota e verës. Megjithatë, moderatori nuk ka publikuar në rrjetet e tij sociale asnjë detaj nga vizita e tij në Itali, pikërisht për të mos u zbuluar se janë bashkë në një arratisje romantike.

bora zemani6

Sa i përket lajmit për ribashkimin e tyre, dy personazhet janë shumë të kujdesshëm. Takimet e tyre tentohen të jenë sa më private, duke mos dashur që të kapen mat përsëri.

donald veshaj

Ndërkohë edhe personat e afërt dhe bashkëpunëtorët e dy protagonistëve janë shumë të kufizuar në detaje për ribashkimin e tyre, kjo për faktin se ata kanë tentuar ta fshehin këtë histori edhe nga njerëzit e afërt.

donald veshaj1

Kjo është arsyeja pse takimet e tyre bëhen përgjithësisht jashtë Shqipërisë, për t’i shpëtuar syrit të ndjekësve. Nuk dihet nëse është strategjia e tyre për ta fshehur këtë ribashkim për shkak të paragjykimeve të shumta që mund të ndeshin, apo për efekt marketingu.

4

Natyrisht që një raport i tillë është më dinamikë për publikun, sesa konfirmimi prej tyre i ribashkimit. Megjithatë, është edhe një skenar tjetër në lojë, ku dyshja do të vijojnë të luajnë këtë “lojë” edhe në sezonin e ardhshëm televiziv, ku do të jenë përballë Donaldi si konkurrent dhe Bora si moderatore.

donald veshaj2

Duke luajtur lojën e një telenovele, paratë që ky çift ka fituar muajt e fundit, kapin shifrat e çmendura, duke i bërë protagonistët fillimisht milionerë, pastaj në dy të dashuruar. Për publikun është vetëm një lidhje e mediatizuar, e ndërsa për ta, një industri që sjell para çdo ditë.

bora zemani1

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes, por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëritjetrit, e vërtetojnë ribashkimin e tyre. Por duket se ribashkimi i tyre është një sekret për të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.

donald veshaj bora zemani

Të shumtë janë ata që janë në dijeni të lëvizjeve të çiftit, të planeve të tyre, madje edhe të idesë për t’iu rikthyer bashkëjetesës, por duket se të gjithë “i tremben” të zbulojnë detaje të reja.

donald veshaj bora zemani1

Megjithatë, mund të themi se kjo histori jo vetëm që i ka shndërruar në kryefjalën e mediave, por edhe i ka pasuruar dy protagonistët. Kujtojmë se Donaldi ka një emision të tijin, së bashku me të vëllanë, Romeon, ku kryesisht bëhen batuta për këtë çift, duke rikthyer kështu vëmendjen e gjithë fansave.

borazemani_247318662_488235888928218_7538554315531055762_n-e1639471406516

“Më lër të flas” është produksioni i djemve, që nuk lë asnjë rast pa ngacmuar Donaldin në lidhje me Borën dhe përgjigjja e këtij të fundit është gjithnjë një buzëqeshje, duke mos pranuar apo mohuar asgjë.

bora zemani donald veshaj5

Taktikë kjo për të mbajtur publikun sa më shumë në pezull për atë që e kemi konsideruar çiftin e vitit. Por veç emisionit, Donaldi ka një tarifë deri në 8 mijë euro për koncertet e tij live, së bashku me Romeon dhe Elgit Dodën.

bora zemani donald veshaj4

E njëjta skenë përsëritet në koncert, teksa Donaldi nuk heziton t’ia përmendë emrin Borës për të elektrizuar të pranishmit. Duhet thënë se edhe për marketingun online, aktori i humorit është bërë ndër më të paguarit, ku kompanitë qëndrojnë “në radhë” dhe paguajnë mijëra euro për një postim të tijin.

bora zemani donald veshaj1

Duket se veç dhuratave, Donaldi merr deri në 3 mijë euro për një “story” në “Instagram”-in e tij. Jo më pak e suksesshme ka dalë edhe Bora nga kjo histori, pasi “Instagram”-i i saj “u çmend” dhe kapërceu shifrat e 1 milionëve, moderatorja është më e paguara për reklamimin në rrjetet sociale.

donald veshaj, bora zemani (5)

Kompani të ndryshme kërkojnë Borën si imazh të tyre në “Instagram” për një vit të plotë, duke i ofruar shuma të majme për reklama online.

donald veshaj, bora zemani (2)

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe dhurata luksoze për të nga fushatat publicitare që ajo ka realizuar. Bëhet me dije se shumë ftesa i kanë ardhur artistes për të qenë pjesë e muzikës dhe e kinematografisë, por Bora është ende në shqyrtim të ofertave.

bora zemani, donald veshaj (2)

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, moderatores i është kërkuar edhe të ndryshojë shtëpi mediatike, por sezoni i ardhshëm do ta gjejë përsëri në “Top”, vetëm se këtë herë jo te “Përputhen”, por te “Dancing With The Stars”, ku përballë saj do të jetë Donaldi.

bora zemani donald veshaj

Ndonëse produksioni është ende në bisedime për të vendosur kastën pjesëmarrëse, e sigurt që nëse Donaldi e pranon ftesën, nuk do të mungojnë batutat dhe situatat që do të krijohen përgjatë spektaklit.

bora zemani atdhe xharavina (1)

Kjo sepse që pas ribashkimit të tyre, dy të rinjtë kanë vendosur të “luajnë” me ndjekësit e tyre, duke mos pranuar rikthimin. Çifti mund të mos e kenë “follow” njëri-tjetrin, por ama i dërgojnë sinjale. Së fundmi, Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

bora zemani (5)

Mirëpo, pas kësaj, ka ardhur dhe “përgjigjja” e Donaldit teksa në “InstaStory”-n e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan: “Ja se erdhi, po parkon”

bora zemani (5)

Prej javësh, vëmendja për dyshen është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre.

bora zemani atdhe xharavina (4)

Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

donald-veshaj-bora-zemani2

Ndërkaq, Gjiko, teksa ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas”, në përfundim të emisionit, konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës.

donald-veshaj-bora-zemani4

Ndërsa po zhvillonin një sfidë me “Freestyle”, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë”.

bora zemani apartak ngjela (4)

“Boll e fshehe, se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën, e dalim double date (takim çift)”, u shpreh Gjiko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.