BOTA

Bulonat që i mbajnë në vend mund të lirohen! Toyota tërheq nga tregu 2 mijë makina për shkak të një problemi me gomat

13:07 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Toyota thotë se po tërheq nga tregu 2700 crossover elektrikë, bZ4X për shkak të një problemi me rrotat.




Gjiganti japonez i automobilave paralajmëroi pronarët e SUV-ve elektrike që të ndalojnë drejtimin e tyre sepse rrotat mund të shkëputen.

Rregullatori japonez i sigurisë deklaron se kthesat e mprehta dhe frenimi i papritur mund të çojnë në lirimin e vidave, gjë që rrezikon rrotat të bien. Pronarët këshillohen të ndalojnë përdorimin e automjetit derisa të bëhen riparime të përhershme.

Bulonat që mbajnë rrotat mund të lirohen edhe pas një numri relativisht të vogël kilometrash në rrugë, duke lejuar që rrotat të shkëputen. Toyota është ende duke hetuar pse kjo mund të ndodhë dhe në çfarë lloj kushtesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.