AKTUALITET

Do depërtohej nga Britania në Ruandë, i riu shqiptar pritet të lirohet/ Autoritetet do ta pajisin me byzylyk elektronik!

17:14 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emigrantët e paligjshëm që do të largohen nga Britania në Ruandë do të lirohen këtë javë, por do të jenë nën kontrollin e byzylykut elektronik. Mes tyre është edhe një shqiptar rreth të 20-ave, i cili ishte planifikuar që të dërgohej në vendin e Afrikës Lindore këtë muaj.




Sipas Daily Mail, shqiptari do të lirohet brenda disa ditësh pasi të jetë zhvilluar një seancë gjyqësore për emigracionin. Zyrtarët britanikë po vazhdojnë të njoftojnë emigrantët, se ata janë të ndaluar dhe se nëse kapen do të dërgohen në Ruandë.

Qeveria arriti një marrëveshje me qeverinë e Ruandës në fillim të këtij viti që shteti afrikan të pranojë azilkërkuesit që udhëtojnë ilegalisht në Britani. Atje ata mund të kërkojnë azil dhe, nëse kanë sukses, të fillojnë një jetë të re.

Ministria e Mbrojtjes zbuloi se 231 emigrantë të tjerë kaluan Kanalin me varka të vogla të premten, duke e çuar shifrën e javës së kaluar në më shumë se 800. Më shumë se 2,500 kanë kaluar këtë muaj, duke e rritur totalin deri më tani këtë vit në mbi 12,000 – më shumë se dyfishi i asaj që ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.