AKTUALITET

Katër alpinistë bllokohen në Majën e Brijasit në Valbonë, kërkohet ndihma me helikopter!

18:38 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër alpinistë kërkojnë ndihmën e shpejtë me urgjencë. Ata janë bllokuar në Majën e Brijasit në Valbonë. Sikurse raporton ‘Ora News’, mësohet se ka të dëmtuar. Njëri prej tyre ka thyer këmbën.




Florjan Sini një prej alpinistëve që ka qenë së bashku me to në një lidhje telefonike për ‘Ora News’ tregoi rreth ngjarjes.

“Ne ishim 7 veta. U ndamë në 2 grupe për të ecur dikush më shpejt dikush më ngadalë dhe e morëm informacionin pasi zbritëm në Valbonë. Njëri ka thyer këmbën ndërsa tjetri është mirë. Ta dërguan një mesazh dhe një lokacion të vendit ku janë bllokuar. Nuk ka valë dhe nuk mund të komunikojmë në telefon me to. Ne morëm policinë në telefon, gjendja e personave nuk është e lehtë, vetëm një ndihmë nga ajri mund ta zgjidhë situatën.”, deklaroi Sini.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, jemi njoftuar se në zonën e Valbonës, 2 shtetas (bashkëshortë / aplinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar dhe nga informacionet paraprake, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar. Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.