AKTUALITET

I kërkoi llogari pse i ngacmuan të dashurën në lokal, 4 shqiptarët ‘problematikë’ vrasin 42-vjeçarin grek në mes të Athinës!

18:28 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçar grek ka mbetur i vdekur në orët e para të mëngjesit pasi është goditur për vdekje me sende të forta nga 4 shtetas shqiptarë.




Ngjarja ka ndodhur në “Sante Rock Bar” në sheshin qendror në Rafina, Athinë. 42 vjeçari i quajtur Dhimitri, ndodhej në lokal në shoqërinë e të dashurës së tij kur një moment është shkëputur për të shkuar në tualet.

Në këtë moment një grup djemsh i kanë ngacmuar të dashurën e 42 vjeçarit. Sapo ky i fundit është kthyer në tavolinë, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen.

Sipas mediave greke, viktima është çuar dhe i është drejtuar 4 shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve, njihen si problematikë në zonë. Këta të fundit i janë sulur 42 vjeçarit Dhimitri dhe e kanë nxjerrë jashtë lokalit.

Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një përforcues metalik grushti. Viktima ka marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Goditjet në kokë ishin të rënda duke shkaktuar dhe hemorragji. Në orën 02.05 është njoftuar autoambulanca dhe në orën 03.10 ndodhej në Urgjencë. Me gjithë ndihmën e mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.