BOTA

Po festonin përfundimin e provimeve/ Gjenden pa jetë në një klub nate 20 të rinj, dyshohet se janë helmuar!

18:17 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 20 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi nate në Afrikën e Jugut, ndërsa dyshohet se janë helmuar. Brigadieri Tembinkosi Kinana tha se viktimat ishin të gjithë të moshës nga 18 deri në 20 vjeç.




Zyrtari i komunitetit të provincës së Kepit Lindor dhe departamentit të sigurisë Unathi Binqose përjashtoi si shkak për vdekjen ndonjë sherr të mundshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të rinjtë ishin duke festuar për përfundimin e provimeve dhe vitit shkollor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.