LAJMI I FUNDIT

Politikani shqiptar në Malin e Zi: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë!

18:01 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Alternativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë deklaratën e ambasadores amerikane në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, e cila tha se e mbështesin Ballkanin e Hapur në përputhje me parimet e BE-së.




Gjeloshaj tha përmes një postimi në Facebook se edhe Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Sipas politikanit shqiptar në Malin e Zi, “Ballkani i Hapur” e konkretizon çështjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Harkun e Ballkanit të Hapur do ta bëjnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – tre shtete anëtare të NATO-s, me mbështetje të madhe nga SHBA-ja. Kosova, si shteti më i ri, të jetë edhe pjesë e Ballkanit të Hapur. Domethënë bashkë me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, gjithsej gjashtë shtete”, shkroi ai.

Duke shkruar se “Ballkani i Hapur” është “projekt i përbashkët i partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë”, ai shtoi: “Ballkani i Hapur i jep fund njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe e mbyll çështjen më të rëndësishme të hapur mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Gjeloshaj thotë se Mali i Zi nuk duhet të jetë inferior në këtë proces, por si anëtar i NATO-s, edhe pse vend i vogël, duhet të jetë ndër lojtarët kryesorë të projektit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.