AKTUALITET

Pushuesit largohen pas fundjavës në plazhe/ Kaos në trafikun e mjeteve në aksin Shëngjin – Milot, radha kilometrike!

20:10 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të renduar dhe kaos në lëvizje, ku situatë më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.




Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjellë shpesh herë edhe bllokim total të qarkullimit.

Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.