BLUETOOTH

“A të bezdis gjoksi i madh?” Armina Mevlani i përgjigjet ndjekëses: Ka të mira, por më ka shkaktuar…

17:51 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin rreth gjërave të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur blogeren: “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?” Armina jo vetëm që nuk ka hezituar të përgjigjet por ka zbuluar edhe se i ka krijuar skoliozë dhe dhimbje shpine.




Në përgjigjen e saj shkruan: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.”

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.

Muajit e fundit Armina ka ardhur edhe në rolin e moderatores në emisionin ‘Goca dhe Gra’. E pyetur nëse do jetë pjesë e këtij programi edhe vitin tjetër, ajo është përgjigjur duke shkruar se ende nuk e di.

Pavarësisht nëse do jetë apo jo pjesë e tij, këtë sezon Armina ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së saj personale e raportit me Shkëlzen Berishën që e ruan larg syrit publik. Ajo është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.– deklaroi ajo para pak javësh.

Madje, blogerja ka folur si rrallëherë edhe për raportin me fëmijët e Shkëlzenit, i cili nga martesa e tij e parë është babai i  dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Pak javë më parë,  Armina tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina. Madje ajo nuk e quan   ‘sakrificë’ faktin që mund të lidhesh me dikë me fëmijë. “Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.