AKTUALITET

“Vajzat shoqërohen me djem më të mëdhenj”/ Detektivja zbulon problemet e adoleshentëve: U pëlqen vetja dhe duan…

19:01 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prindërit po tregohen më të vëmendshëm për sa i përket sjelljeve të fëmijëve adoleshentë. Tre vitet e fundit është shtuar kërkesa e tyre për një detektiv privat për të kuptuar problemet me të cilët përballen fëmijët e tyre.




Shkënda Lili tregon për Abc të se cilat janë kërkesat më të shpeshta të prindërve kur paraqiten në zyrën e saj.

“Nëse prindi vjen tek unë, kërkon ndihmë dhe më tregon që fëmija e tij X periudhë ka këtë sjellje, dhe nga kjo periudhë e më tej ka sjellje tjetër, absolutisht që ka rezultuar e vërtetë shqetësimi. Është edhe mosha adoleshente, qoftë edhe shoqëria. Duke u përballur me shoqërinë, duke pasur edhe shoqëri të keqe, shohin njëri tjetrin dhe veprojnë. Në të gjitha rastet kur ne investigojmë fëmijët, na rezulton gjithmonë që diçka kanë me ndryshimin e tyre. Ne nuk është se parandalojmë apo mund ti ndryshojmë. Ne vëmë në dijeni prindërit që fëmija ka X problem.”

Por cilat janë problemet më të shpeshta që ajo zbulon në investigimet e saj?

“Pirja e cigares dhe shoqëria e keqe. Te vajzat e moshës 16-17 vjeç më rezulton që shoqërohen me më të mëdhenj se vetja. Është një moment që u pëlqen vetja dhe duan të shoqërohen me djem shumë më të mëdhenj se vetja, por edhe me vajza. Ndërsa tek djemtë më rezulton pirja e cigares dhe e hashashit. Investigimet e mia kanë arritur të tregojnë se vajzat adoleshente i pëlqen shumë të shoqërohen me djem më të mëdhenj se vetja. Në disa raste me diferencë të madhe dhe ky është problem.”

Për të zbuluar problemet e adoleshentëve, një detektivi i mjafton vetëm 1 javë kohë.

Shpesh pas investigimit, ata mund ti sugjerojnë prindërve edhe specialistë të ndryshëm në bazë të shqetësimeve që kanë adoleshentët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.