BLUETOOTH

VIDEO/ Stresi godet kokën pas hekurit gjatë koncertit. Pamjet bëhen virale në rrjet

12:50 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi, është një ndër artistët mjaft të pëlqyer nga publiku. Teksa ka performuar së fundmi në një nga koncertet e tij, këngëtari nuk i ka shpëtuar dot një momenti të sikletshëm pak para se të ngjitej në skenë.




Në rrjet po qarkullon një video në Tiktok ku shihet se Stresi bëhet gati për tu ngjitur në skenë. Gjatë atij momenti reperit i ka ndodhur një incident i vogël teksa ka përplasur kokën një një pjesë hekuri të cilën nuk e vuri re duke i lënë kështu një të gërvishtur tek pjesa e ballit.

Artisti duket se e mori me sportivitet situatën duke e anashkaluar atë që ndodhi ku u ngjit direkt në skenë dhe nisi të performonte para publikut.

Javët e fundit Arkimedi është përfolur disa herë për lidhje të cilat ai i ka mohuar. Mirëpo, një postimi i tij i fundit në Instagram disa ditë më parë u duk si një konfirmim i romancës së re.

Reperi publikoi në Instagram një video ku shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por me këtë veprim reperi duket se po kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.