AKTUALITET

Zbardhet një tjetër pistë hetimore/ Aleksandër Sadikaj dyshohet se ka qenë i përfshirë në shitjen e 100 kg kanabis. Pronarit nuk iu dha 25 mijë euro!

16:35 - 26.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga pistat e hetimit për vrasjen e Aleksandër Sadikajt rreth tre javë më parë është ajo e konflikteve që viktima mund të ketë pasur për shkak të trafikut të drogës.




Nga të dhënat e mbledhura rezulton se Sadikaj është i përfshirë dhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi me inicilalet D. H., në bashkëpunim me D. M., kundrejt shumës 25 mijë euro kanë negociuar për të blerë 100 kg kanabis në fshatin Buz në Memaliaj, raporton Abc.

Këtë informacion blutë e kanë siguruar në tetor të 2017-tës, ndërsa kanabisi është marrë në nëntor të vitit 2016, por shuma e parave nuk iu dha pronarit të lëndës narkotike. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, porositës ishte Aleksandër Sadikaj.

Përveç hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse si dhe identifikimin e autorëve, hetuesit kanë dyshime se pista kryesore e vrasjes së Sadikajt është prishja e pazareve të drogës.

Nga verifikimet ka rezultuar se 27-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt Greqisë me persona me precedent kriminal në fushën e narkotikëve, Disa prej udhëtimeve te Sadikajt tregojnë lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.