DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Vajza e rrëmbyer dëshmon nga vendi i fshehtë: Ju tregoj zyrtarët që më bënë prostitutë

07:00 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

27 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Denoncimi

Vajza e rrëmbyer dëshmon nga vendi i fshehtë

“Ju tregoj zyrtarët që më bënë prostitutë”

Si përfundoi në duart e trafikantëve 17-vjeçarja nga Lushnja. Rrëfimi i saj në telefon

Irena e rrëmbyer: Ju tregoj zyrtarët që më bënë prostitutë

Me një shkop në dorë (faktikisht është bishti i një çadre plazhi) 42-vjeçarja, Sh. Sh., prej katër ditësh “bredh” nëpër Tiranë në kërkim të vajzës së saj, I.. E kërkon te prokurori i Përgjithshëm, Dhori Sollaku, te gjenerali i policisë, Bilbil Mema… nëpër gazeta e televizione.

Ka mbërritur në kryeqytet nga fshati Sumzotaj i Lushnjës së bashku me 2 fëmijët e saj, duke qarë dhe denoncuar përdhunimin e rrëmbimin e vajzës së saj 17-vjeçare, që kishte vetëm 2 muaj e martuar. Gjithmonë duke qarë dhe kërkuar ndihmë ajo tregon historinë tragjike të I. dhe familjes te gjithkush që takon. Të akuzuarit kanë emra konkretë. Janë policë, prokurorë, dhe “kriminelë” nga fshati i saj dhe Peqin. Irena është rrëmbyer 3 muaj më parë në “pazarin” e Divjakës. Sipas “historive” që ajo vetë i tregon ditë për ditë nënës së saj në telefon, aktualisht, ka përfunduar në Angli nëpër rrugët e Londrës. Janë shumë vajza shqiptare që punojnë natën dhe flenë gjithë ditën me Irenën. Sa herë që kundërshtojnë torturohen. Irena i lutet nënës që të mos e kërkojë më sepse “jeta e saj ka mbaruar”. Në bisedat që e rrëmbyera për prostituim ka bërë me nënën Sh. Sh., denoncon edhe njerëzit që e kanë përdhunuar dhe më pas e kanë futur “në punë”…

 

 

Përdhunimi

Ishte vetëm 15 vjeçe, trup vogël, por shumë e bukur. Pikërisht atëherë kur kishte nisur “të binte në sy” në fshat si një vajzë e rritur tashmë, D.K., shofer (sipas rrëfimit të vajzës), e ka përdhunuar për herë të parë në shtëpinë e saj. Rrëfehet më pas te familjarët, por askush nuk mund ta ndihmonte atë shtëpi me 5 fëmijë të vegjël dhe një kryefamiljar të paralizuar. Shahë Shehu rrëfen për gazetën se i njëti person e përdhunon përsëri duke parashitur domatet. Për të gjitha këto është lajmëruar sistematikisht policia, por siç deklaron ajo vetë, inspektori i zonës A.Xh., ishte i lidhur me ata që donin t’ia çonin vajzën prostitutë. Në muajin janar të këtij viti familja e marton me S.M.. “Nuk donim sepse ai ishte pak i mangët, por vajza ishte e përdhunuar dhe askush në fshat nuk e merrte për grua, vazhdon rrëfimin me lot në sy nëna e Irenës, Shahja. “Një ditë, i dhanë aq shumë alkool dhëndrit sa që e pinë dhe e bënë për vete. Pastaj, e rrihnin dhe e kërcënonin sistematikisht derisa e çmendën përfundimisht. Tani është në Elbasan… Ndërsa vajzën e ndiqnin e ngacmonin, e rrihnin… policia i di të gjitha këto”.

Akuzoj

“Tre muaj më parë, unë kisha shkuar në pazarin e Divjakës së bashku me Irenën. Ndaloi një makinë përpara këmbëve në një vend ku nuk kishte shumë njerëz, dhe me forcë ma morën vajzën. Më hodhën te këmbët një celular (e tregon). Është ky që kam me vete ku më telefonon Irena, por edhe ata që e rrëmbyen dhe bashkëpunëtorët e tyre që më kërcënojnë sistematikisht, duke përdorur fjalë të pista. Më thonë se nuk e çajnë k…dhe se do të më zhdukin me gjithë familje”. Irena, ditët e fundit flet ashtu fshehurazi me nënën, dhe duke qarë i tregon “hallet” e një prostitute. Duke folur me Sh. Sh. rastis që ajo telefonon. “Po kur të vijë në Shqipëri do t’jua tregoj të gjitha. Ata që më bënë këtë kanë për t’u përgjigjur. Ai Dalipi dhe shokët e tij. Edhe polici i fshatit tonë Arturi dhe ata të tjerët që i lëshuan atë të tre (prokurorët) që i kapën dhe i lëshuan më pas. Ti mbylle këtë muhabet sepse do të të vrasin. Ndoshta edhe mua sepse më torturojnë çdo ditë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.