Kronikë

“Bandat kanë hapur portale për gjoba!”- Hoxha: Një nga krimet më shqetësuese ndaj biznesit të ndershëm

23:29 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Artan Hoxha thotë se gjobëvënia ndaj  bizneseve vijon të mbetet një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri.




Ai deklaroi se në mënyrë sistematike vijon t’ju vihen gjoba biznesmenëve, të cilët në shumë raste nuk i denoncojnë këto krime.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari deklaroi se tashmë bandat kriminale kanë filluar të hapin edhe portale, ku vendosen gjoba.

“Gjobëvënia është një nga krimet më shqetësuese sidomos ndaj biznesit të ndershëm. Është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar. Eleminon konkurencën në treg.

Ajo lista e 100 tatimpaguesëve, sa herë që del, kur shkon te Ministria e Financave, një kopje shkon për dijeni edhe këtyre. Grupet kriminale kanë patur informacion që biznesi x sapo mori TVSH-në e rimbursueshme përshembull. Nuk të vënë gjobë një shumë që nuk e paguan dot. Është fenomen që nuk e lufton dot vetëm me policinë që kemi ne. Duhet strukturë tjetër.

Ku është kryesisht e përqënduar gjobëvënia? Zona më e madhe është zona Tiranë-Durrës. Janë bizneset më të mëdha dhe mundësia më e madhe për të paguar.

Nëse godet në autostradë dhe i mitrolon fasadën prej xhami do të paguajë ai, se vetëm një makinë aty bën 200 mijë euro… Edhe policia nuk ta zgjidh dot.

Problematika tjetër, që ka shoqëruar gjobëvënien, ka qenë vrasja.

Është natyre krimi, ka momente ulje, ka momente aktivizimi, në varësi të situatës së rendit në vend. Nëse situate është më e fortë, gjobat vijnë më poshtë. Pastaj gjoba, që të marrin makinën, shtëpinë, pronën, ka plotë.

Sot kam vënë re se organizata kriminale kanë hapur portale. I kanë të vetat.

Sheh përshembull bombardim të një institucioni, drejtori i tatimeve, ministria e finanaceve, pastaj mbaron dhe pushon. Kur i kërkon hiqen lajmet, nuk i gjen dot më lajmet…”, deklaroi Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.