AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj qeverisë: Ju kam thënë që në 2018, por nuk më dëgjoi kush

20:11 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar shifrat e INSTAT për blegtorinë, duke fajësuar politikat e qeverisë si shkak për uljen e numrit të lopëve, deleve dhe dhive.




Me anë të një statusi në Facebook, Braçe shkruan se këtë gjë e ka paralajmëruar që në vitin 2018 kur ndryshoi TVSH për bujqësinë.

“Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Komenti i plote i Braçes

65 MIJE LOPE ME PAK

NGA 31 DHJETOR 2018!

250 MIJE DELE DHE

100 MIJE DHI ME PAK

NGA 31 DHJETOR 2018!

131 MIJE TONE QUMESHT ME PAK

NGA 31 DHJETOR 2018!

INSTAT KA PUBLIKUAR TE DHENAT E BLEGTORISE PER VITIN 2021!

Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;

POR REZULTON E PROVUAR GJITHCKA, MADJE KETE HERE ME TE DHENA NGA VETE MINISTRIA E BUJQESISE!

Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH PER BUJQESINE, ju thashe e ne fund edhe ika nga KOMISIONI I EKONOMISE, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!

NUK DEGJOI KUSH!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?

A KA VLERE FJALA NE KETE VEND?

NESE KA, NDRYSHONI TVSH PER BUJQESINE QE TE MOS HUMBIM AKOMA ME BAGETI, AKOMA ME USHQIM!

Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.