EKONOMI

Korrupsioni/ Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon ligjet kundër ryshfetit: Të reformohet sistemi i prokurimeve!

11:07 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur sot alarmin për situatën e klimës së biznesit në Shqipëri dhe problemet me korrupsionin që ndeshen firmat e huaja që duan të investojnë në vendin tonë.




“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti-korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues, propozojmë gjithashtu miratimin e ligjeve anti-ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE-së për prokurimet, por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike.

Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”, tha Enio Jaço.

Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit thuhej se qeveria nuk e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

SPAK me dy standarde, i çon OFL-në bujkut Bektash, por hesht për skandalet e Ceno Klosit dhe Dritan Agollit 

Departamenti i Shtetit tha se megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhej në raport.

Sipas raportit, organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në përgjithësi vepronin pa kufizime nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi rastet e të drejtave të njeriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.