Kronikë

Gjendet turisti polak që u raportua i humbur në Sarandë! Si është gjendja e tij shëndetësore

23:57 - 27.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Sarandës ka gjetur shtetasin polak Z.K i cili u raportua i humbur mbrëmjen e kësaj të hëne nga 29-vjeçarja polake D.R 29-vjeçe.




Policia bën me dije se gjatë kontrollit në det u gjet shtetasi polak Z.K i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.