LAJMI I FUNDIT

Lorik Canës i del emri në krye të klubit kuqezi, stolin do ia besojë trajnerit shkodran!

08:15 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat kosovare. Bëhet fjalë për kapitenin legjendar të Kombëtares, Lorik Cana.




Sipas “Duelit Sportiv”, 38-vjeçari po mendon të ri-organizojë përsëri klubin e Vëllaznimit të Gjakovës, teksa pritet t’i besojë “timonin” e skuadrës”, trajnerit shkodran Samuel Nikaj.

Pas eksperiencës pozitive me Vushtrinë, ku u ndal vetëm në finalen e “play-off” nga Malisheva, Nikaj duket se do marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi e mbylli si vend i tretë sezonin e fundit, duke dështuar të ngjitet në Superligë.

Me marrjen e klubit nga Cana, gjërat pritet të jenë serioze dhe ambiciet padyshim do të jenë madhore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.