

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në segmentin rrugor që lidh Këlcyrën me Urën e Leklit, ku një i ri kapërplasur me automjet një 50-vjeçar.
Pas aksidentit, i lënduari është transportuar në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e tyre, hetuesit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.