Kosova

Pjesëmarrje në vrasjen e 9 civilëve shqiptarë më 1999, arrestohet një malazez në Kosovë!

17:18 - 27.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.D nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.




Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.